• Latest
  • Trending
  • All

Armët e ndryshkura të shteteve të vjetra

21/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Armët e ndryshkura të shteteve të vjetra

21/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Sabino Cassese, Corriere della Sera

Erëra luftërash në kufijtë dhe në zemër të Europës. Konflikte në të cilat ndeshen shtete, në Veri; konflikte që lindin nga mungesa apo nga brishtësia e shteteve, në Jug. Zgjidhje që nga njëra anë shfaqin bashkëpunimin jo të plotë europian; ndërsa nga ana tjetër konflikte për të cilat kërkohet një bashkëpunim edhe më i gjerë, ndërkombëtar. Luftëra të luftuara nga njëra anë dhe sulme terroriste nga ana tjetër.

Konflikteve antike u shtohen konfliktet e reja, që e ndryshojnë paradigmën tradicionale, atë të një kombi të armatosur që është në luftë me një tjetër komb të armatosur (ose koalicione shtetesh në kampe të kundërta). Ndryshojnë skenat e konflikteve, protagonistët, metodat dhe vetë natyra e konflikteve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Skena në Libi dhe nëpër territoret irakiane dhe siriane të pushtuara nga ISIS, është ajo e shteteve të dështuara apo të brishta, ku ballafaqohen grupe joshtetërore, ose për pushtimin e një territori, ose për të sulmuar në territore të tjera.

Protagonistët nuk janë vetëm shtetet. Hyjnë në lojë Kombet e Bashkuara, të cilat ishin që më parë të angazhuara në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme në 16 operacione për ruajtjen e paqes, me thuajse 130 mijë persona dhe një kosto prej rreth 8 miliardë dollarësh çdo vit; Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin europian, e angazhuar që më parë në shumë vende të Europës Qendrore me thuajse 3 mijë persona dhe me një kosto prej thuajse 150 milionë eurosh në vit; Bashkimi Europian, protagonist i dobët, sepse ka kompetenca të pakta në fushën ushtarake; së fundi “Shteti Islamik”, që në të vërtetë është një formë joshtetërore e pushtetit publik, që është zhvilluar në territorin e shteteve të tjera (Siri dhe Irak), por me synime ndërkombëtare.

Pa harruar se ndryshon natyra e konfliktit dhe bëhet e vështirë të dallosh mes kryengritësish dhe armiqsh e ndërmjet operacioneve luftarake dhe operacioneve policore, gjë të cilën e dinë mirë amerikanët që kur presidenti Bush ndërmori të ashtuquajturën war on terror, e cilësuar si luftë, por që nuk i drejtohej një Shtet-kombi armik, por një organizate të llojit terrorist me lidhje globale.

Nëse në shumë raste këto nuk janë luftëra si ato të dikurshmet, është e natyrshme që kombet të jenë të paqarta në përballjen me to dhe të shfaqen të gjitha dobësitë e një hapësire që është bërë globale, pa ekzistencën e një rendi global.

Në radhë të parë, në territoret e paqeverisura, a duhet kërkuar që të jetë gjithnjë OKB-ja që t’i rindërtojë njësitë shtetërore, dhe a është e pranueshme kjo formë shtetformimi nga lart? Së dyti, deri kur do të jetë e mundur që një gjigant ekonomik dhe politik si BE-ja të vazhdojë të jetë një xhuxh nga pikëpamja ushtarake, nën peshën e dështimit të largët të Komunitetit europian të mbrojtjes (1950-1954), për të shmangur që kur ka zhurmë armësh, sikurse pak ditë më parë në Minsk, fjala t’iu kalojë shteteve të përveçme? Së treti, si do të lidhet refuzimi kushtetues ndaj luftës (kujtoj se neni 11 i Kushtetutës italiane thotë se “Italia e refuzon luftën si instrument sulmi ndaj lirisë të popujve të tjerë dhe si mjet të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”) me nevojën për të kryer operacione luftarake në mbrojtje të sigurisë, ku kufiri mes policisë dhe luftës dhe mes mosmarrëveshjes ndërkombëtare dhe konfliktit të brendshëm është shumë i paqartë?

Së fundi, si t’iu bëhet ballë veprimeve terroriste apo luftarake që kryhen nëpërmjet organizatash të përmasave globale, kur shtetet janë ende të rregulluara kryesisht mbi baza kombëtare?

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve ka ardhur duke u pjekur gjatë viteve të fundit në komunitetin ndërkombëtar. Ose OKB-ja, ose sistemet e aleancave rajonale (sikurse është propozuar së fundmi nga Henry Kissinger në librin e tij “World Order”) duhet të jenë garantueset supreme të formimeve shtetërore të dobëta, duke i kontrolluar dhe duke i mbështetur, në mënyrë që forcat e tyre të brendshme të mos përhapen, duke çuar rrëmuja dhe terror nëpër territore të tjera. Ka ardhur momenti që Bashkimi Europian të bëhet një pushtet publik po aq i fortë në fushën ushtarake saç është në fushën ekonomike dhe politike. Në axhendën e komunitetit ndërkombëtar duhet shkruar në mënyrë të përhershme kompetenca për të kryer aksione policie ndërkombëtare, një funksion pjesërisht luftarak, pjesërisht i orientuar drejt ruajtjes së sigurisë dhe të rendit. Së fundmi, edhe përtej kufijve kombëtarë ka nevojë për më shumë bashkim. Nëse problemet janë globale (dhe të tillë janë terrorizmi dhe mosmarrëveshjet për zonat e influencës), nuk ka sesi edhe zgjidhjet të mos jenë globale.

Previous Post

Shoqatat e gazetarëve: Rama t’i kërkojë falje publike gazetares Erisa Zykaj për fyerjet

Next Post

Cilat janë problemet e Shqipërisë në këto dhjetë ditë?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Cilat janë problemet e Shqipërisë në këto dhjetë ditë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.