Përfaqësues të parlamenteve të vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Tiranë ku po diskutohet për financat publike si dhe mbikëqyrjen parlamentare të buxhetit të shtetit. Vangjel Dule ka thënë se një zë të rëndësishëm në planifikimin e buxhetit duhet të zënë veprat infrastrukturore dhe levat fiskale. “Duhet të harmonizojmë forcat tona për të gjetur rrugë të reja. Nevojitet veprim dhe mjeti kryesor që kemi në dorë është buxhetet i shtetit, si një akt politik që përbën instrumentin kryesor të sovraniteti. Një zë të rëndësishëm në planifikimin e buxhetit duhet të zënë veprat infrastrukturore në rajon si dhe levat fiskale ku harmonizimi i taksave të vendoset si kryefjalë”,- tha Dule. Më herët ai u shpreh se të gjithë mund të arrijmë objektivin e integrimit të plotë në Bashkimin Europian dhe se forcimi i ndërlidhjes ekonomike e financiare të vendeve të rajonit tonë, në veçanti atij financiar është parësor. “Integrim në tregun madh të Bashkimit Europian është qëllimi ynë. Nuk mund të jemi aq atraktivë për investitorët kur jemi vetëm, se sa në rastin kur jemi të bashkuar, kur edhe mund të kthehemi në një oaz të investimit ekonomik”,- u shpreh Vangjel Dule. Sipas tij, kriza globale ndihet edhe më tepër në vende si ne, ku situata ekonomike është disa nivele pas asaj në vendet e zhvilluara, ndërsa shtoi se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zgjedhur rrugën e integrimit rajonal dhe evropian, ndaj për Dulen “detyra jonë është të ndjekim kërkesat e tyre dhe të rrisim prospektivitetin në vijimësi”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















