• Latest
  • Trending
  • All

Nishani: Rama i ulëriti Presidentit se nuk dekretoi Zhitin

20/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nishani: Rama i ulëriti Presidentit se nuk dekretoi Zhitin

20/02/2015
in Lajme, Vendi

Presidenti Bujar Nishani ka qenë i ftuar në një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ku mes të tjerash ka folur edhe për bisedën e tij telefonike me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me dekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Vetë kreu  i shtetit ka thënë se telefonata me Ramën ishte me tone dhe terma të papranueshme, ndërsa më herët është shprehur se kreu i qeverisë i ulëriti institucionit të Presidentit, pas mosdekretimit të Visar Zhitit si ambasador. “Kisha dëgjuar që Kryeministri telefonon gjyqtarë dhe prokurorë, por nuk e kisha besuar dhe i kisha quajtur të ekzagjeruara, por jam tronditur nga tonet dhe fjalët e përdorura atë natë ndaj Presidentit, një fjalor i papranueshëm. Nuk mundesh as të ulërasësh, as t’i bërtasësh, as ta fyesh një president për arsye pse nuk dekretokam Visar Zhitin. Menjëherë pas kësaj deputeti i qeverisë doli në parlament me ato akuza. Unë do të përballem me dhunën institucionale që adresohet ndaj institucionit të presidentit dhe qytetarit të këtij vendi. Presidenti është aty të mos ketë frikë se mund ta heqin nga puna, gjobisin etj etj”,- është shprehur z. Nishani. Më tej, gjatë intervistës Presidenti i vendit  ka thënë se synimi i këtij sulmi është që ta bëjë institucionin e presidentit një kukull pa identitet në varësinë e kryeministrit. Sa i takon çështjes “Zhiti”, kreu i shtetit ka përsëritur edhe një herë se nuk ka thënë që Visar Zhiti nuk ishte i denjë, por i ka kërkuar kryeministrit në mënyrë të përsëritur që duhet të bashkëpunonin e të diskutonin paraprakisht për kandidaturat që do të shkonin ambasadorë, dhe jo për arsye pazaresh.

“Qeveria duhet të punojë me njerëz dhe instrumentet. Konsultat i kam kërkuar për të shmangur problematikën që mund të lindnin me kandidatura të veçanta. Unë nuk e konceptoj propozimin e kryeministrit një copë letre, propozimi është që kryeministri i thotë presidentit që kemi këto kandidatura për këto vende, a mendoni që ky person me këto karakteristike do të rrisë përfaqësimin? Kjo diskutohet paraprakisht dhe nuk ka asgjë të keqe”,- ka thënë ndër të tjera Presidneti i Shtetit, Bujar Nishani. Më poshtë gjenin jë pjesë të intervistës së djeshme, në lidhje me telefonatën mes Presidentit Nishani dhe Kryeministrit Rama, për çështjen e dekretimit të Visar Zhitit. Gazetari: Deklarata e të enjtes së kaluar meriton një shpjegim. Në kujtesën time nuk më rezulton që të ketë një deklaratë të tillë të një presidenti ndaj një kryeministri, në limitet e etikës, në limitet e korrektesës politike dhe funksionit tuaj kushtetues. Në bazë të përkufizimit kushtetues jeni simbol i unitetit të vendit. Rama, Basha, Meta, Berisha këta përfaqësojnë vullnetin politik që u lejon që të marrin pozicione të caktuara edhe ato kritike ndaj presidentit, por presidenti duhet që të durojë dhe balancojë humoret e zotit Rama, lojërat e zotit Meta, gënjeshtrat e zotit Basha, apo kërcënimet e zotit Berisha. Deklarata juaj ishte e tensionit të lartë. Presidenti Nishani: Ka qenë një deklaratë që nuk ka pasur asnjë fjalë të vetme jashtë etikës. Ka qenë një deklaratë që dënonte dhunën e pandërprerë institucionale e vijueshme ndaj institucionit të presidentit që përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti përfaqëson unitetin, jo se duhet të zgjidhet nga 100 përqind. Presidenti automatikisht përfaqëson unitetin që në momentin që zgjidhet. Askush për asnjë lloj emocioni nuk mundet të fyejë dhe denigrojë këtë institucion që është kreu i shtetit. Gazetari: Deklaratat tuaja publike janë shqetësuese në politikë. Presidenti Nishani: Ka një sulm të pandërprerë politik që ditën e parë të kësaj qeverie, që s’ka ndodhur kurrë. Nuk bëj avokatin as të Berishës as të Topit, secili prej tyre ta bëjë vetë, por që terma dhe fyerje që janë përdorur nga presidentë ndaj kryeministrave nuk do të dëgjohen nga Bujar Nishani. Pse ky sulm i organizuar? Nuk ka pasur në historinë e pluralizmit shqiptar, sa herë që presidenti kthen një ligj në parlament, sa herë që presidenti çonte një dekret, askush nuk merrej me dekretin, argumentat por në mënyrë të organizuar me fyerjet ndaj presidentit, sa i shëmtuar dhe i bukur ishte presidenti, si ecte presidenti, në mënyrë të përsëritur, çdo dy muaj ndaj presidentit, familjes dhe fëmijëve të tij. Ai reagim ka qenë pas 30 min pas një telefonate të papranueshme mes Kryeministrit dhe Presidentit. Kisha dëgjuar që Kryeministri telefonon gjyqtarë dhe prokurorë, por nuk e kisha besuar dhe i kisha quajtur të ekzagjeruara, por jam tronditur nga tonet dhe fjalët e përdorura atë natë ndaj Presidentit, një fjalor i papranueshëm. Nuk mundesh as të ulërasësh, as t’i bërtasësh, as ta fyesh një president për arsye pse nuk dekretokam Visar Zhitin. Menjëherë pas kësaj deputeti i qeverisë doli në parlament me ato akuza. Unë do të përballem me dhunën institucionale që adresohet ndaj institucionit të presidentit dhe qytetarit të këtij vendi. Presidenti është aty të mos ketë frikë se mund ta heqin nga puna, gjobisin etj etj. Gazetari: Në atë telefonatë perceptuat kërcënimin që mund të shkarkoheni nga kjo mazhorancë? Çfarë ju shtyn ta bëni këtë publike pikërisht sonte? Presidenti Nishani: Ka qenë një telefonatë e papranueshme, e paimagjinueshme, e adresuar me tone dhe terma të papranueshme. Besoj që kjo është e qartë dhe e besueshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gazetari: Sa zgjati biseda? Presidenti Nishani: Nuk ka rëndësi se sa ka zgjatur. Para ca ditësh është publikuar edhe në mediat dhe unë nuk e di se kush e ka nxjerrë? Gazetari: Cili është synimi i sulmit? Presidenti Nishani: Ka synim që ta bëjë institucionin e presidentit një kukull pa identitet në varësinë e kryeministrit. Presidenti ka bashkëpunuar në mënyrë shumë luajale me qeverinë, që ditën e parë, do vazhdoj të bashkëpunoj në mënyrë të tillë. Nuk ka qenë çështja Zhiti, ka qenë çështje institucionale, jam aty si president për të mbrojtur interesin e shtetit. Çështja është se prej gati dy vjetësh është kthyer në shqetësim për marrëdhëniet institucionale. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë nuk përfaqëson vetëm qeverinë. Nuk kam thënë që Visar Zhiti nuk ishte i denjë. I kam kërkuar kryeministrit në mënyrë të përsëritur që duhet të bashkëpunonim të diskutonim paraprakisht për kandidaturat që do të shkonin ambasadorë, dhe jo për arsye pazaresh. Qeveria duhet të punojë me njerëz dhe instrumentat. Konsultat i kam kërkuar për të shmangur problematikën që mund të lindnin me kandidatura të veçanta. Unë nuk e konceptoj propozimin e kryeministrit një copë letre, propozimi është që kryeministri i thotë presidentit që kemi këto kandidatura për këto vende, a mendoni që ky person me këto karakteristike do të rrisë përfaqësimin? Kjo diskutohet paraprakisht dhe nuk ka asgjë të keqe. Gazetari: Rasti Zhiti nuk besoj se ka nevojë për konsultë? Presidenti Nishani: Tani megjithëse presidenti e ka kërkuar 5 herë të konsultohet, vazhdon të injorohet. Ndodhi një incident shumë i rëndë, një vend mik i ynë nuk e pranoi letrat kredenciale të presidentit, Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas këtij incidenti i kam kërkuar në mënyrë të prerë dhe publike që duke vënë shtetin në situata të tilla, Presidentin në një pozicion të tillë, nuk do miratoj asnjë kandidaturë pa konsulta paraprake. Kërkesa u injorua dhe erdhën propozimet për katër ambasadorë të tjerë, mes të cilës edhe zoti Zhiti. Erdhi ambasadori në BE, në Maqedoni, Izrael dhe Vatikan. Unë nuk mund të mbajë standarde të dyfishta. Natyrisht e gjithë ajo që pasoi qëndrimin e presidentit dëshmoi për fat të keq që ishte një kurth politik, një skenar i stisur politik për të vendosur presidentin në një raport me opinionin që gjykonte përmbajtjen e refleksionit tjetër, pa ditur dinamikën e ecurisë, komunikimit, bashkëpunimit. Ndaj edhe njëherë, aty Presidenti i Republikës është që mbi interesin e çdo individi, ndjenjat e çdo individi, të mbrojë interesin dhe dinjitetin e shtetit. Gazetari: I keni refuzuar të katër këto emra? Presidenti Nishani: Kushtetuta ka paraparë të drejtën e presidentit për të dekretuar dhe të drejtën për të mos dhënë shpjegime sepse interesat shtetërore nuk janë për në pazarin publik dhe presidenti shikon, barazpeshon e vlerëson interesin e shtetit dhe kjo është arsyeja që i është dhënë e drejta presidentit që të mos e dekretojë dhe të mos japë shpjegime.

Gazetari: Ju thoni që nuk e keni të detyruar shpjegimin, po zotin Zhiti pse e thërritët dhe i dhatë? Presidenti Nishani: Zoti Zhiti kërkoi të takohej me mua, po ta dija që do të shfrytëzonte këtë për show mediatik, nuk do ta kisha pritur. Gazetari: Është sugjeruar që presidenti të mos jetë më as komandant i forca të armatosura dhe as kryetar i KLD-së… Presidenti Nishani: Duhet të respektojmë atë që kemi vendosur në ligj dhe kushtetutë. Kur s’janë përmbushur këto, atëherë për mua është e papranueshme. Parlamenti është sovrani dhe të ndryshojë Kushtetutën, le ta ndryshojë, por jo të shkelë Kushtetutën me një ligj. Nëse parlamenti mendon që nuk i duhet fare presidenti, le ta bëjë, që i duhet një president kukull, le ta bëjë.

Previous Post

Një shekull larg Boletinit (Video)

Next Post

Yee-Tahirit: Angazhim politik në luftën kundër krimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Yee-Tahirit: Angazhim politik në luftën kundër krimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.