Ministrja Gjosha falenderoi z. Reynders për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe gjithë procesin eintegrimit.
Bashkëbiseduesit diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve.Ministrja Gjosha e informoi Zëvendëskryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës për masat konkrete që qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr për përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë kusht nga Bashkimi Europian, deri në hapjen e negociatave.
“Jemi të vendosur dhe maksimalisht të angazhuar për të mos humbur asnjë minutë kohë, në mënyrë që të avancojmë sa me shpejt me axhendën tonë europiane, pasi për ne procesi i integrimit është procesi i të ardhmes dhe prioriteti më i rëndësishëm kombëtar”, tha ministrja Gjosha gjatë takimit.
Zëvendëskryeministri i Mbretërisë se Belgjikës u shpreh se mbështetja e Belgjikës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, do të vijojë në të gjitha fazat. Ai gjithashtu vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani, duke theksuar se për të përparuar edhe më tej me këtë proces të rëndësishëm është e domosdoshme reforma në drejtësi.
“Një reformë e mirëfilltë në drejtësi është shumë e nevojshme për Shqipërinë dhe Mbretëria e Belgjikës është e gatshme të asistojë në këtë proces nëpërmjet ekspertizës së saj apo trajnimeve të nevojshme”, tha zëvendëskryeministri belg
















