Pasi t’u shqyrtohet kërkesa përazil, autoritetet gjermane thonë se mbi 99 për qind e aplikimeve të kosovarëve për azil do të refuzohen. Për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga Kosova, Gjermania po merr masa, që nisin nga kontrollet e forta e deri tek nisma ligjore për klasifikimin e Kosovës si një “vend të sigurt origjine”.
Sipas Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në gjashtë javë që nga fillimi i vitit kanë ardhur 18.000 kosovarë në Gjermani.
Për shkak të dyndjes masive ka qenë e mundur që vetëm një pjesë e tyre të aplikojnë për azil. Gjatë gjithë vitit të kaluar janë paraqitur vetëm rreth 7000 kërkesa për azil nga persona të ardhur nga Kosova.
















