Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish sot Novoselën në Vlorë nga ku është shprehur se çdofamilje e përmbytur do të marrë atë që i takon.
“Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju dhe forcat e angazhuara ne këtë fazë të operacionit të mbështetjes . Është me rëndësi që çdo familje të marrë pjesën që itakon. Regjistri i përgatitur të respektohet dhe mos ketë abuzim dhe shpërdorim të kohës dhe të mjetëve dhe të gjithë materialeve”, ka thënë kreu i qeverisë.
Në Novoselë, uji është tërhequr nga banesat, dhe aktualisht ka nisur shpërndarja e ushqimeve në të gjithë zonën. Në komunën e prekur nga përmbytjet vijojnë reshjet e shiut, por pa përbërë rrezik për përmbytje të reja
















