Kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka akuzuar Ramën për një falje të detyruar të faturave të energjisë, të detyruar nga revolta e protestës dhe pakënaqësi e qytetarëve.
“Lajmërimi që bëri dje Edi Rama për anullimin e një pjese të vogël të faturave arbitrare të energjisë ishte i sforcuar dhe nuk ka këtu asgjë për të bërë shpëtimtarin. Trajtimi me shpejtësi i ankesave të qytetarëve për mbifaturim per penalitete të padrejta ndaj tyre, ka qënë një nga kërkesat e përsëritura të opozitës”, është shprehur Paloka.
“Nuk është pra një zgjedhje e Edi Ramës. Ai deri më tani ka zgjedhur të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve.
Edi Rama ka rritur çmimin e energjisë me 25 %, për pjesën më të madhe të popullsisë. Me Edi Ramën janë shtuar faturimet abuzive. Ai nuk pranoi të fale kamat-vonesat. Ai solli errësirën dhe kërbaçin mbi njerëzit e pamundur, mbi ata që nuk kanë mundësi financiare dhe nuk kanë të ardhura, nuk kanë një vend pune”, tha ai.
















