Dy lëkundje sizmike janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të 7 shkurtit 2015.
Qendrat sizmiologjike regjistruan një lëkundje me Magnitudë 3 në orën 03:12, 9 km në veri të Tiranës.
Lëkundja tjetër edhe më e fortë se e para me Magnitudë 4.6 është regjistruar rreth orës 02: 56 minuta në Kurbnesh të Mirditës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni
Shumë banorë sidomos ata që jetojnë në katet e larta kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit, por nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.
















