Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pas akuzave të Bujar Nishanit, i është përgjigjur atij në një postim në rrjetin social në “twitter”. Bushati është përgjigjur në lidhje me “fshehjen” e ftesave që vijnë në adresë të kreut të shtetit nga institucionet e shoqata të ndryshme në botë. Bushati thotë se këtë gjë nuk e kishte dëgjuar më parë, që një ministër i Jashtëm, nuk e linte presidentin e Republikës të dilte jashtë shtetit. “Edhe një rekord tjetër. Hera e parë që dëgjojmë një kryetar shteti që ankohet për një ministër, duke pretenduar se nuk e lë me dalë jashtë!” shkruan Bushati në Twitter.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















