• Latest
  • Trending
  • All

Romani i ri, Kongoli kthehet nga Amerika me një rrëfim tronditës

05/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Romani i ri, Kongoli kthehet nga Amerika me një rrëfim tronditës

05/02/2015
in Kulture, Lajme

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli dje sapo është kthyer nga Amerika, ndërsa lajmi për botimin e romanit të tij të ri vjen para tij. Ai është nga shkrimtarët më të suksesshëm dhe që ka gjithmonë një vepër në duar. Pas romanit të fundit “Njeriu me fat” shumë më shpejt se ç’pritej boton “Gjemia e mbytur”. Botuesja e “Toena”-s konfirmon daljen në dritën e botimit të ronmanit të ri dhe shpërndarjen në treg më 10 shkurt 2015.

“Gjemia e mbytur” tjerr fabulën e fateve njerëzore, shpirtin e të përvuajturit për shkak të njerëzve të përçudnuar”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese “Toena”, ndërsa shkrimtari shprehet se është herët të flasë për temat: “duhet lexuar më parë romani se mund të keqkuptohet mesazhi”. Në romanin e ri të Kongolit përshkruhet mbërritja e së keqes njerëzore, sesi njeriu bëhet xhelati më i egër i njeriut. Përmes përshkrimit të emocioneve njerëzore, shkrimtari ngre pikëpyetje të mëdha mbi sjelljen ekxistenciale të njeriut.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

A ka kuptim ndëshkimi? A ka kuptim katarsisi pas një krimi të kryer me ndërgjegje të qetë? Po ndjesa sa vlerë ka? Po dashuria, ajo e burrit për gruan, e prindit për fëmijën, e njeriut për njeriun, e njeriut për natyrën; është aspiratë apo iluzion? Ja disa nga këto pyetje ekzistenciale autori i ngre në romanin e tij më të fundit, por kur e pyet se çfarë ka dashur të shprehë me këtë mënyrë perceptimi, ai thotë me humor se “duke e parë kështu kam frikë se njerëzit do nisin të flasin pa e lexuar librin”.

Natyrisht ashtu si në veprat e tjera të Fatos Kongolit, ngjarjet dhe pesonazhet janë universalë. Ai i merr ata nga jeta e përditshme, por me stilin e veçantë ata i bën të jetojnë ndonjëherë edhe ne vazhdimësi nga njëra vepër në tjetrën. Duket se Fatos Kongoli do të na trondisë sërish emocionet me personazhe që na kalojnë çdo ditë kaq pranë e nuk i shohim. Në roman nuk bëhet qëllim i shkrimtarit trajtimi i një drame, por lexuesi vetë do të përjetojë një dramë njerëzore, duke e holluar më shumë fillin që ndan realen nga deliri, ëndrrën nga e përditshmja, dramën nga erotizmi… Fatos Kongoli përshkruan njeriun e tranzicionit, njeriun që ende në shoqërinë shqiptare është në tranzicion.

Duket se shkrimtari që i preku majat e krijimtarisë së tij pas viteve ’90, edhe në moshën 71-vjeçare vazhdon të ketë sukses me penën dhe stilin e tij. Kur ke lexuar rrëfimet delikate të çdo romani të Fatos Kongolit, kupton se ai ende nuk i ka thënë të gjitha, ende nuk i ka shprehur, ndaj të tjera libra priten të vijnë nga ai. Jemi kurioz tani për romanin e ri, “Gjemia e mbytur”, por ndërkohë veprat e tjera të botuara të Kongolit po vijojnë të kenë sukses. Ato janë të përkthyera në 11 vende të botës, duke e radhitur kështu emrin e Fatos Kongolit si një nga shkrimtarët më të njohur në Europë, pas Ismail Kadaresë.

Librat e tij i gjen të përkthyer në frëngjisht, me mjeshtëri nga Edmond Tupja, por edhe në gjermanisht, italisht, etj. Vperat e tij i gjen në libraritë e Italisë, Zvicrës, Greqisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Francës, etj.  Fatos Kongoli u lind më 12 janar 1944 në Elbasan. Ai është romancier, redaktor dhe matematikan shqiptar. Veprat e tij më të njohura janë “Si-do-re-la”, “I humburi”, “Jeta në një kuti shkrepësesh”, “Kufoma”, “Ne të tre”, “Njeriu me fat”, e dhjetëra të tjera.

Previous Post

Ristani takon banorët e Vlorës: Ne do ju mbështesim, PS po gënjen

Next Post

OST: S’kemi vendosur për Komanin

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

OST: S’kemi vendosur për Komanin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.