Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani takon banorët e Vlorës të cilët po protestojnë për shtëpitë e tyre, të cilët do të shemben për punimet e rrugës Trans-Ballkanike.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të nisë shpronësimin e tyre sipas ligjeve.
Ndërsa, deputeti i djathë Ristani tha se Partia Socialiste është duke i gënjyer, dhe se do t’i mbështesin ata për protesta më masive.
“Mos keni shpresë tek socialistët, ata do të vijnë t’iu shembin shtëpitë”, tha Ristani
Banorët e lagjes “Kushtrim” protestë para parlamentit, Selami: Do ta diskutojë me Kryeministrin, do t’iu dëmshpërblejmë
Deputeti Shkëlqim Selami është takuar me protestuesit dhe i thekson se do ta diskutojë me kryeministrin Edi Rama.
Ai u tha se do të zhvillojë një takim për kryeministrin Rama dhe do t’i njoftojë rreth detajeve.
Protesta, banorët e Vlorës: Jemi banorë 80-vjeçar, duam të drejtën tonë
Banorët e Vlorës ditën e sotme po zhvillojnë një protestë para Parlamentit ku po kërkojnë të drejtën e tyre sa i takon largimit nga shtëpitë.
Ata shprehen se nuk kanë asnjë kundërshtim me ndërtimet që do të zhvillohen por shteti duhet t’i pajisë me një certifikatë e cila e vërteton që do të marrin dëmshpërblimin, ose një tjetër banesë.
Sipas tyre, shteti vetëm duhet t’i japë lekët që u takojnë dhe shtëpinë ata e gjejnë vetë, ndërsa theksojnë se janë banorë 80-vjeçar në lagjen “Kushtrim”.
















