Pas shkarkimit të ministrit Aleksandër Jabllanoviç, Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë ka shtyrë protestën e së mërkurës në një afat të papërcaktuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri. Sipas tij,fituan qytetarët e Kosovës dhe protesta është shtyrë, sapo Kryeministri Mustafa bëri të ditur se ministri Jabllanoviç nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Ndërkohë, Ymeri ka bërë me dije se protesta do të vazhdojë për kërkesën e dytë, që është Trepça. Ndërsa, ka kërkuar lirimin e të arrestuarve të protestës së mëparshme.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















