Emiljano Shullazi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore në orën 10:00 të ditës së sotme. Ai ka munguar pavarësisht fletëthirrjes për të dëshmuar lidhur me kërcënimin adresuar kreut të opozitës, Lulzim Basha. Zyra e Shtypit pranë Prokurorisë ka bërë të ditur se pas denoncimit të deputetes Ademi dhe hetimit që tashmë ka nisur, Emiljano Shullazi do jetë personi i parë që do pyetet lidhur me këtë ngjarje. Prokuroria bën të ditur se pritej që Shullazi të jepte deklarimet e tij gjatë ditës së sotme, por mësohet se pas mosparaqitjes së tij, një tjetër fletëthirrje është nisur në drejtim të tij. Ai u denoncua në Prokurori për shkak se nëpërmjet deputetes Voltana Ademi kishte kërcënuar me jetë kryetarin e PD-se ,Lulezim Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















