Në tragetin “Norman Atlantic” është zbuluar, mbrëmjen e sotme, një trup i djegur. Mësohet se trupi i mbytur më 28 dhjetor është gjetur në kabinën e një kamioni në urën 4. Lajmi ëhstë konfirmuar nga Prokuroria e Barit, ku prokurori Ettore Cardinali ka hyrë në beliken e ankoruar në Brindisi, pas një sinjalizimi nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë, pasi është zbuluar trupi është tërhequr dhe është dërguar në Bari, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet t’u nënshtrohet procedurave për identifikimin e plotë. Prokuroria e Barit ka emëruar mjekët Francesco Introna dhe Biagio Solarino, për të kryere të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Ndërsa, pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Me këtë trup të pajetë, të zbuluar shuëm ditë pas tragjedisë në “Norman Atlantic”, numri zyrtar i viktimave shkon në 10.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















