Një delegacion i Shqipërisë, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, pati takime me autoritetet më të larta shtetërore të Republikës së Qipros.
Në takim me homologun qipriot, Bushati u shpreh se Shqipëria “inkurajon Qipron për një qasje më fleksibël në raport me Kosovën”.
Bushati dhe Kasulides nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve. Ndërsa, theksuan interesin e përbashkët për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.















