Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për median austriake, thotë se nuk ndihet aq entuziast me zgjedhjene radikalit të majtë AleksisTsipras në Greqi. Vuçiç shprehet kundër politikave që proklamuara nga homologu i tij grek, ndërsa ironizon deklaratat e Tsipras, duke thënë se ai është një politikan i përgjegjshëm, dhe s’mund t’ju premtoj njerëzve me shumë të ardhura pa reformate duhura.
Vuçiç thotë se po vë re një lloj entuziazmi në gjithë rajonin pas zgjedhjes sëTsipras, por shton se ai beson në ndryshimet strukturale dhe në reformat e thella edhe pse të dhimbshme për të dalë nga kriza ekonomie, se sa te modeli Tsiprasse s’ka problem.
Kryeministri serb thotë se duhet vendosmëri dhe shumë por edhe reforma të thella strukturore dhe ndryshim të sjelljes e të të menduarit, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike. Tsipras theksoi se në këtë aspekt ai është pranë popullit gjerman atij austriak dhe atij skandinave, sesa me mentalitetin e vëllezërve të Europës së Jugut, siç i konsideroi ai grekët.
















