Babai i terroristit shqiptarLavdrim Muhaxheri që lufton në Siri për ISIS ka thënë se djali i tij është gjallë.
Në një prononcim për RTK-në, babai i Lavdrimit u shpreh se lajmi mbi vdekjen e të birit i transmetuar në media është i gënjeshtër.
“Lavdrimi është gjallë. Me djalin kam folur në telefon sot në mëngjes. Është e vërtetë se ai është në listën e të kërkuarve nga Interpoli, por se është gjallë”, ka thënë babai i Muhaxherit.
Ditën e djeshme u njoftua se Lavdrim Muhaxheri ka vdekur gjatë luftimeve në Kobane së bashku me 41 terroristë të tjerë të ISIS.
Sipas raportimit të një gazetareje britanike, Muhaxheri ishte vrarë nga forcat kurde.















