Ashtu siç është paralajmëruar, sot në Prishtinë pritet protesta e dytë e thirrur nga partitë opozitare. Ata i kishin lënë vetëm 48 orë afat qeverisë për plotësimin e dy kërkesave të tyre; shkarkimin e ministrit të komuniteteve Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike. Protesta do të nisë në orën 12:00 në Prishtinë. Ajo vjen pasi qeveria refuzoi ultimatumin e opozitës për të përmbushur kërkesat në fjalë. Për të njëjtat arsye u protestua edhe të shtunën. Por protesta e së shtunës degjeneroi në akte dhune, ku shumë punonjes te policise mbeten të plagosur. Shkëndija e protestave ne kosovë erdhi pasi ministri Jabllanoviq i pati quajtur “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë, edhe pse,ai kërkoi falje për komentet e tij, duket se kaq nuk mjaftoi. Ndërsa statusi i Trepçës është kthyer në një temë të nxehtë debati jo vetëm në Kosovë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















