“Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë”, thuhet në artikullin më të fundit të publikuar në “NewYork Times”. Në materialin e përgatitur nga Adrian Lazaj vlerësohen shqiptarët dhe tiparet e tyre fizike, por duke u ndalur edhe tek aftësitë intelektuale dhe talentin e tyre. Artikulli i publikuar në “New York Times” ndalet edhe tek tradita shqiptare, kultura dhe vallet popullore.
“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta, dhe më së shumti kanë sy me ngjyrë. Mënyra e tyre e të ecurit është një tjetër element që të bën për vete, e sidomos mënyra e tyre e të kërcyerit dhe vallet e tyre kur konkurrojnë në Serbi. Herën e parë që unë pashëvallet e tyre, ata më dhanë një kënaqësi të veçantë”, thuhet në artikull.
Më tej thuhet se “Shqiptarët janë elegantë dhe të fortë gjithashtu. Është e vërtetë, ata janë shumë të bukur dhe shumë të talentuar. Janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe unë do të thotë se ata janë raca më e mirë në Ballkan nga ana intelektuale dhe fizike. Edhe në Konstandinopojë, do të shihni se ushtarët dhe zyrtarët më të mirë janë Shqiptarë”.

















