avarësisht se ende nuk ka një fletëthirrje zyrtare të firmosur, burime nga organi i akuzës shprehen se javën e ardhshme do të merret në pyetje Emiljano Shullazi, lidhur me pretendimet për kërcënim ndaj Bashës. Hetimet lidhur me këtë kallëzim të bërë nga deputetja e Partisë Demokratike nisën më 9 janar të këtij viti, referuar nenit 109/2 të Kodit Penal. Deputetja Ademi deklaroi në prokurori se më 7 janar pas meditës, teksa ka qenë duke dalë nga një lokal, dikush i ka thënë “Emiljano Shullazi ka një fjalë me ty”. Në kallëzimin e bërë në Prokurori, ajo është shprehur se më pas Shullazi i është afruar dhe i ka adresuar kërcënime në ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Më 10 janar, Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi pamjet filmike të lokalit ku deputetja pretendon se ka ndodhur ngjarja. Pamjet e regjistruara nuk përmbajnë sinjal zanor, por vetëm material filmik të regjistruar nga këndet ku kanë qenë të vendosura pajisjet e vëzhgimit. Prokuroria ka vendosur të marrë në pyetje Emiljano Shullazin për të dëgjuar versionin e tij lidhur me këtë ngjarje.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















