Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka lëshuar një komunikatë, duke thënë se e mbështesin protestën e sinqertë të protestuesve, por jo kur ajo kaloi në dhunë ndaj institucioneve dhe policisë.
OVL-UÇK shprehet se e mbështet këtë protestë, e cila u zhvillua kundër një qeverie që po shet Trepçën dhe ka në përbërje një ministër serb që lëshoi deklarata shoviniste.
“Ne dënojmë ashpër politizimin e protestës e cila do të duhej të ishte gjithëpopullore, si dhe dënojmë sulmet që u bën ndaj policisë dhe ndërtesës së Qeverisë. Gjithashtu, dënojmë ashpër të gjithë ata që tensionuan situatën, luajtën me ndjenjat e sinqerta të qytetarëve, duke e shndërruar protestën në të kundërtën e qëllimit të saj. Përderisa qytetarët u tubuan për mbrojtjen e pasurive të Kosovës, kahja politike dhe huliganiste që iu dha protestës, prodhoi të kundërtën: u demoluan ndërtesat e institucioneve të Kosovës dhe objektet afariste, si dhe u lënduan ata që kujdesen për sigurinë tonë.Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të përkrahin të gjitha protestat paqësore për të mirën e përgjithshme, e assesiprotestat vandaliste ku dëmtohen pronat publike dhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
















