Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për mediat ka thënë se e dënon sulmin kundër gazetarëve dhe kameramanëve të RTK 2, i cili transmeton në gjuhën serbe.
“Çfarëdo sulmi që bëhet ndaj gazetarëve, përveç sulm ndaj integritetit të individit, është sulm ndaj fjalës së lirë, e së këndejmi i papranueshëm dhe i dënueshëm. Mirëpo sulmi ndaj gazetarëve në baza etnike merr dimension edhe më të rëndë. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër serbëve të Kosovës dhe ata i konsideron qytetarë të barabartë të vendit. Problem i Kosovës është shteti serb dhe strukturat e tij brenda Kosovës, të cilat e dëmtojnë në vazhdimësi sovranitetin dhe integritetin territorial.Urojmë që kësi lloj sulmesh mos të përjetojë asnjë gazetar në vend, pa dallim etnie, feje apo race”, thuhet në njoftimin e VV-së.















