Në Shkup nesër mbërrinë për vizitë zyrtare zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai zhvillon këtë vizitë me ftesë të homologut të tij Nikola Popovski.
Ministria e Jashtme në Shkup ka konfirmuar vizitën dhe agjendën me Thaçin.
Gjatë takimit është paraparë që të bisedohet për marrëdhëniet e deritanishme bilaterale në mes dy shteteve dhe mundësitë për avancimin dhe intensifikimin e tyre në të mirë të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosëvës.
Pritet që të ketë shkëmbim mendimesh edhe sa i përket perspektivës evropiane të shteteve nga regjioni si dhe sfidat në planin e sigurisë, thekson MPJ.
















