Gjatë një takimi në Elbasan, kreu i FRD, Bamir Topi, është ndalur në ngjarjen e 21 janarit, ku sipas tij, drejtësia mbetet einstrumentalizuar nga politika.
Në takimin e zhvilluar në Elbasan me strukturat e FRD-së, Topi u shpreh se edhe një herë tjetër, në këtë datë tashmë të shënuar në kalendar, vëmë re se drejtësiambetet e instrumentalizuar nga politika.
Kreu i FRD-së u shpreh me ironi se ish-kryeministri Berisha i duhet dhënë edhe një medalje trimërie, pasi në 21 janar 2011, jo vetëm që vrau 4 persona në Bulevard, por akuzoi edhe institucionet e pavarura.
“Për fat të keq, ka mbetur një datë në kalendar. Jam i mendimit se askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë. E akuzuar mbetet politika në të gjitha krahët.
Së pari, nuk është bërë gjyqi politik i 21 Janarit që duhet bërë në Parlament. Drejtësia dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika.
I propozoj politikës të shfrytëzojë atributet, të bëjë një propozim që t’i jap Berishës medaljen e trimërisë pasi vrau 4 vetë në Bulevard, si dhe akuzoi institucionet e pavarura”, ka deklaruar Topi.
















