Prej mëngjesit të djeshëm, minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në nivelin e tetë të minierës. Numërohen rreth 700 minatorë që kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Mediat kosovare bëjnë të ditur se zyrtari për Informim i “Trepçës”, Musa Mustafa, ka njoftuar vazhdimin e grevës dhe rëndimin e gjendjes së minatorëve për shkak të kushteve të disfavorshme nën tokë. Një ditë më parë, minatorët i dhanë ultimatumin 24 orësh qeverisë që ta kthejë kompleksin industrial në pronësi të saj. Gjatë të martës, ata u vizituan nga drejtori i “Trepçës” Bajram Tmava, nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga sindikalistët e ndërmarrjes dhe deputetë të partive AAK dhe LDK.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















