Më 23 janar, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të niset drejt Romës për të marrë pjesë në takimin tre palësh të tre Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë. Nisja e dialogut tre palësh u paralajmërua nga vetë ish-Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Shqipëri në kuadër të turit të saj ballkanik. Ajo tha se takimi mes Romës, Shqipërisë dhe Beogradit do zhvillohet në funksion të stabilitetit të rajonit të Ballkanit. Në takimin e saj me ministrin Bushati, ajo theksoi rolin e kryeqytetit shqiptar si një faktor stabiliteti në rajon. Ajo foli rreth takimit që pritet të mbahet më 23 janar, dialog tri palësh që do të zhvillohet gjatë periudhës 6 mujore të kryesimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga Italia. Këtë projekt të Mogherinit e mbështeti dhe ministri aktual i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Paul Gentiloni, i cili ftoi homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati dhe atë serb, Ivica Dacic, për zhvillimin e dialogut tri palësh.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















