Një ditë pasi parlamenti i Kosovës hoqi nga rendi i ditës Trepçën, me arsyetimin se miniera kërkon projektligj të veçantë për organizimin e saj, 250 minatorë janë ngujuar në këtë minierë. Ata janë vendosur në nivelin e dhjetë të minierës, ndërsa i kanë vënë një ultimatum 24 orësh qeverisë, te ciles i kërkon garanci se Trepça do të ndryshojë statusin nga ndërmarrje shoqërore, në atë publike. I menjëhershëm ka qenë reagimi i numrit dy të qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit, ka thënë se Trepça është pasuri e Kosovës dhe nuk negociohet me askënd. Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiç paralajmëron se Kosova nuk ka të drejtë ta ktheje Trepçën në një ndërmarrje publike. Ai deklaroi se kjo çështje do të jetë pjese e diskutimeve në gjatë takimit të 9 shkurtit në Bruksel.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















