Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Maqedoni, për një vizitë dyditore, me ftesë të homologut të tij Trajko Veljanoski. I shoqëruar nga delegacioni i Parlamentit shqiptar, Meta është pritur në Kufirin “Qafë Thane” nga nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Rafis Aliti.
Mesditën e sotme, Meta do të zhvillojë takimin e parë me homologun Velkjanovski e më pas, do t’iu drejtohet edhe deputetëve në parlament me një fjalim.
Ai do të vijojë takimet edhe me presidentin Ivanov, si dhe me kryeministrin Gruevski. Në ditën pasardhëse, Meta do t’i kushtohet takimeve me krerët e partive politike, dhe përveç takimeve me krerët shqiptar të BDI-së dhe PDSH-së, Ahmeti e Thaçi, në axhendë është parashikuar edhe takim me kreun e opozitës maqedonase, LSDM-së, Zoran Zaev.
















