Pavarësisht faktit se avokati iErmal Hoxhës tha se klienti i tij punoi taksist për kolumbianët e kokainës, duket se çdo hipotezë e mundshme bie poshtë në mënyrë kategorike. Në shkrimin e radhës, “Panorama” bën me dije se Ermali ka në pronësi dy makina, ndërsa nga ana e avokatit, pretendohej krejt e kundërta.
Ndonëse avokati deklaroi të shtunën se klienti i tij ishte pa punë, pa shtëpi dhe pa makinë, nga regjistri i Drejtorisë së Transportit Rrugor, rezulton që Hoxha ka në pronësi dy automjete.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Renault” dhe një tjetër “Volkswagen Passat”. Automjeti i parë në pronësi të tij me targë TR 0023 P, i prodhuar në vitin 1999 ka hyrë në Shqipëri më datë 10 tetor 2007. Ndërsa makina tjetër me targë TR 4893 C, e ardhur nga Gjermania, ka hyrë në Shqipëri në 7 korrik të vitit 1995.
Këto makina janë në pronësi të Ermal Hoxhës dhe të paktën deri në fund të vitit 2008, kanë qënë në përdorim nga vetë ai.
















