Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria që ai drejton ka bërë një reformë themelore të skemës së pensioneve, ku përfitues janë 5 mijë të moshuar, minatorët etj.
“5 mijë gjyshër e gjyshe të përjashtuar nga skema e vjetër, sot marrin pension social 6.700 lekë në muaj. Shembet tavani prej 24.000 lekësh i ligjit të vjetër dhe sot një pensionist përfiton deri në 30.000 lekë (vitin e dytë edhe më shumë). Minatorët përfitojnë më në fund pension të plotë pleqërie ose dyfishin e mëparshëm dhe në moshën 55 vjet”, shkruan Rama në facebook.
Shefi i qeverisë deklaron se një shpresë e re ka lindur edhe për emigrantët.
“35 mijë emigrantë shqiptarë do të marrin pension për çdo vit pune ne Belgjikë. Janë mbyllur negociatat me Kanadanë. Rumaninë. Hungarinë. Brenda vitit mbyllen me Gjermaninë e Austrinë. Po hapen negociatat me Italinë”, thekson Rama duke shtuar se pas 20 vjetësh Shqipëria ka një qeveri që jo vetëm kujtohet, po edhe lufton për emigrantët.

















