• Latest
  • Trending
  • All

Momenti i së vërtetës për myslimanët e Francës

15/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Momenti i së vërtetës për myslimanët e Francës

15/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Tahar Ben Jellounjan

Të premten, pas faljes në Xhaminë e Madhe këtu, besimtarët u shfaqën duke mbajtur banderola ku shkruhej, me në sfond flamurin francez, “Touche pas à mon pays,” pra “Mos ma prekni vendin tim”, duke i bërë jehonë sloganit të shoqatës franceze të antidiskriminimit SOS Racisme: “Touche pas à mon pote,” pra “Mos më prek me dorë.” Parulla të tjera theksonin se terroristët që vranë gazetarët te “Charlie Hebdo” dhe klientët e një supermarketi “Kosher” javën e kaluar, nuk ishin myslimanë të vërtetë, sikurse nënvizoi me forcë edhe familja e Ahmed Merabet, polici mysliman që u vra teksa përpiqej ta mbronte “Charlie Hebdo”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shumica e myslimanëve në Francë ndihen plotësisht francezë dhe duan që shumica e shoqërisë franceze t’i pranojë si të tillë. Por, pavarësisht se sa kategorikisht ata e dënojnë terrorizmin e shkaktuar në emër të Islamit, shumë qytetarë francezë vazhdojnë t’i shohin këta me dyshim, jo pa kurrfarë të drejte. Për disa dekada me radhë, islamistët kanë punuar fort nëpër burgje, nëpër parafabrikate dhe xhamitë e lagjeve, duke ndikuar në krijimin e një identiteti të fortë fetar dhe shpresë për të ardhmen për të rinjtë e zhgënjyer.

Islami është bërë më shumë sesa një fe: për shumë të rinj francezë me prindër emigrantë, ai tani garanton një kulturë që vetë Franca nuk ka mundur t’ua japë. Për disa, dëshira për jetën është zëvendësuar nga dëshira për vdekjen: vdekjen e të tjerëve, të pafeve dhe vdekjen personale si martirë për të shkuar në parajsë. Kjo është mënyra se si i ka rekrutuar “Al Kaeda” dhe ISIS vullnetarët, që më pas i ka trajnuar në Irak, Jemen, Pakistan apo Libi.

Qeveria franceze nuk i ka kushtuar vëmendje serioze dhe të qëndrueshme situatës së trishtë në periferitë e saj, një zonë e braktisur ku jetojnë ose thjesht mbijetojnë të rinj të përjashtuar nga shoqëria. Rekrutuesit islamistë shënjestrojnë këtë hapësirë boshe, të lënë pas dore nga shteti. Gjuha raciste në rritje e Frontit Nacional të së djathtës dhe një rrymë diskursi intelektual që i akuzon emigrantët dhe fëmijët e tyre se po mjegullojnë kombësinë franceze, ka sjellë zemëratë ndërmjet të rinjve, franceziteti i të cilëve është gjithnjë në pikëpyetje dhe që nuk është marrë asnjëherë si i mirëqenë.

Libri i fundit i romancierit Michel Houellebecq, “Nënshtrim”, përfytyron një Francë të qeverisur nga një president mysliman më 2022-shin, i cili i rikthen gratë në shtëpi dhe legalizon poligaminë. Një polemikë e kohëve të fundit, “Vetëvrasja franceze”, nga gazetari Éric Zemmour, përshkruan rënien e Francës nën influencën e rrezikshme të kryengritjes së studentëve në maj të vitit 1986, emigracion, martesa mes të njëjtit seks dhe feminizëm: ide ultrakonservatore dhe reaksionare që e kanë bërë këtë libër një best-seller dhe që përmbledhin ato të Frontit Nacional (edhe pse joqëllimisht, sipas z. Zemmour).

Franca është tronditur, traumatizuar, është lëkundur fort. Francezët janë trembur, ose për të qenë më të saktë, po tremben. Fronti Nacional e ka kthyer frikën në kredon e tij politike. Ajo demonizon miliona emigrantë si pushtues që vegjetojnë nga përfitimet e shtetit social, duke i lënë kështu të tjerët pa punë. Sigurisht, një arsyetim i tillë nuk qëndron. Sikurse kanë bërë me dije ekonomistët, shtetet e Perëndimit duhet të shqetësohen më tepër për popullsinë e tyre të moshuar sesa për emigrantët. Nëse të gjithë myslimanët e Francës do të ktheheshin me shkop magjik në vendet nga ku kanë ardhur, vendi do të shkatërrohej ekonomikisht.

Kështu që Franca luhatet midis një të djathte ekstreme më të fortë se kurrë (sondazhet tregojnë se udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine Lë Pen, mund t’ia dalë mbanë, në mos në turnin e parë të votimeve, në të dytin, në zgjedhjet presidenciale të 2017-s) dhe traditave të saj liberale të azilit. E djathta kërkon t’i mbyllë kufijtë dhe t’i kthejë emigrantët pas, ndërsa e majta është e vendosur t’u qëndrojë besnike parimeve të saj humane.

Ndryshimi i jetës së përditshme të francezëve myslimanë lyps një vizion të ri politik, një vendosmëri të vërtetë për t’u përballur me problemet e periferive të rrezikuara dhe një ndërgjegjësim mbi identitetin e të rinjve francezë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit, duke u shndërruar në viktima të racizmit çdoherë që kërkojnë punë apo që dalin mbrëmjeve për t’u zbavitur. Autoritetet duhet të ballafaqohen me aktivitetet e rekrutimit të imamëve ekstremistë dhe të monitorojnë fjalimet e tyre. Ata duhet ta përforcojnë gjithashtu punën e tyre nëpër burgje, të cilat janë shndërruar në vende ideale për indoktrinimin që prodhon ushqim për xhihadin. Dhe së fundi, një përpjekje më e madhe duhet bërë nëpër shkolla, ku tekstet duhet të rishikohen dhe të pasqyrojnë diversitetin e traditave franceze dhe të zhvillohen kurse të reja mbi racizmin dhe historinë e feve.

Por i përket gjithashtu myslimanëve të organizohen dhe të japin një edukatë të re për adoleshentët, shumë prej të cilëve lihen në hesapin e tyre dhe bëhen pre e lehtë e rrjetit të islamizmit politik dhe rekrutuesve xhihadistë. Disa imamë kanë premtuar se do ta ndërmarrin këtë operacion shpëtimi, por është detyrë e vështirë. Në disa shkolla në Departamentin e Seine-Saint-Denis, për shembull, disa studentë me prindër emigrantë refuzuan që të mbanin një minutë heshtje të enjten për të nderuar viktimat e masakrës terroriste.

Gjithsesi, miliona njerëz që marshuan paqësisht nëpër qytete anembanë Francës të dielën, janë shkak për të shpresuar. Lidhja false midis Islamit dhe islamizmit vrasës është mbajtur larg. Burrat dhe gratë e shumta myslimane në këto demonstrata, që mbanin parulla ku shkruhej “Unë jam mysliman, unë jam hebre, unë jam Charlie”, ranë gjerësisht në sy.

Tragjedia e Francës pati një jehonë në të gjithë botën. A do të mundet vendi tani, të paktën, të hedhë një kamerdare shpëtimi për një brez qytetarësh të rinj francezë që ishin lënë për faqe të zezë të paushqyer dhe të paarsimuar, duke u joshur lehtësisht nga njerëz të dhunshëm që nuk janë ashtu siç duken?

Presidenti, Fransua Hollande, duket se ka dalë i përforcuar nga kjo ndodhi dhe është vlerësuar për fisnikërinë dhe dinjitetin e tij. Do të shohim nëse ai do të vazhdojë në trashëgiminë e së dielës për “liberté, égalité, fraternité”./ “The New York Times”

Previous Post

Kostandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar, Gjykata vendos më 29 janar

Next Post

Vuçiq në Kosovë si në bahçe të babës!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vuçiq në Kosovë si në bahçe të babës!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.