Prokuroria e Barit pas investigimeve të kryera në tragetin italian ku u përfol se numri i personave të cilët rezultojnë të zhdukur është 15, tashmë ka arritur në konkluzionin se janë 18 persona, 16 pasagjerë dhe 2 klandestinë.
Ndërsa numri i viktimave, trupat e të cilëve janë gjetur ka shkuar në nëntë. Në bordin e tragetit “Norman Atlantic” udhëtonin më shumë se 499 persona duke ju referuar listës së pasagjerëve të dorëzuara pranë autoriteteve italiane. Nga 499 pasagjerë, 477 prej tyre janë shpëtuar, 9 kanë mbetur viktima ndërsa tashmë raportohet se 18 prej tyre janë të zhdukur.















