Kuvendi i Maqedonisë pritet të diskutojë dhe të miratojë në seancën parlamentare paketënligjore me ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë. Për këtë çështje, Plenumi Studentor paralajmëroi se gjatë kohës kur do të mbahet seanca plenare në të cilën do të miratohetndryshimet ligjore, ata do të tubohen para Kuvendit dhe do t’i presin deputetët për t’i duartrokitur.
Pasi të miratohet ligji, dy plenumet njoftojnë se aktivitetet e tyre të ardhshme do të jenë kampimi para universiteteve, mbledhjet e hapura dhe forma tjera protestuese.
Për shkak të protestës Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për zhvillim të pandërprerë dhe të sigurtë të qarkullimit.















