Vuçiç do të qëndrojë në Gracanicë, Shtërpc dhe Pasjan. Kreu i Qeverisë serbe është pritur me billborde të grisura dhe me parulla të tipit “A po djersiteni në vendin e krimit?”. Këtë e kanë marrë përsipër një grup i rinjsh kosovarë të cilët e kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb në Kosovë. Kjo parullë “A po djersiteni në vendin e krimit” i drejtohet kryeministrit serb si edhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete I Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç. Grupi i të rinjve kosovarë përveç protestës kundër Vuçiç kundërshtojnë edhe deklaratat e Jabllanoviç për protestuesit në Gjakovë.
Familjet e të zhdukurve të Kosovës të cilët e kanë vlerësuar vizitën e tij si një provokim të rëndë. Ata janë shprehur të indinjuar që vizita e kryeministrit të Serbisë cilësohet si humanitare ndërkohë që ai nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatin e 1653 të zhdukurve gjatë genocidit të forcave ushtarake serbe në Kosovë.















