Policia e Shtetit feston sot 102-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e përvjetorit ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,Artan Didi. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata, që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, si dhe premtoi punë të përbashkët të të gjithë forcave. “Ne do të punojmë me përkushtim për t’ju shërbyer qytetarëve, për punonjësit e policisë do ketë trajtim të barabartë dhe kualifikime, do zbatojmë standardet e komunikimit, llogaridhënie me punonjësit dhe qytetarët”, u shpreh Didi. Ndërsa, ka theksuar se motoja e policisë do të jetë, “Së bashku për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet”. Më tej, Didi ka theksuar se do policia do të përballojë me sukses çdo lloj sfide, duke zbatuar me ndershmëri Kushtetutën. ”Ju garantoj të nderuar zotërinj, kolegë, miq e të ftuar se, Policia e Shtetit do të zbatojë me ndershmëri e drejtësi, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë; si dhe do të përmbushë me besnikëri e devocion të lartë detyrat e ngarkuara duke bashkëpunuar me komunitetin”, ka përfunduar Drejtori Didi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















