Pritej që ditën e sotme, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të nisej drejt Kosovës për një vizitë dy ditore që do të zgjaste deri më 14 janar. Vizita e tij u parapri me një letër të disa ditëve më parë, ku Vuçiç kërkonte kontributin e homologut të tij kosovar dhe qeverisë kosovare në garantimin e sigurisë gjatë vizitës së tij. Së fundmi, bëhet e ditur se kryeministri Vuçiç ka shtyrë vizitën në Kosovë për në 14 janar. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj shtyrje të vizitës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















