Reshjet e dendura të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë sjellë një sërë problemesh për qytetarët e Prishtinës. Qyteti është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora, ndërsa shfaqen vështirësi në kalimin e qytetarëve në rrugë dhe trotuare.
Por vështirësi më të mëdha paraqiten për lëvizjen e automjeteve, pasi akulli dhe dëbora kanë mbuluar rrugët e Prishtinës
Situata në rrugët e qytetit paraqitet e vështirë, ndërsa autoritetet udhëzojnë për lëvizjen me kujdes të mjeteve, si dhe përdorimin e zinxhirëve.















