Dy makina të një biznesi në qytetin e Vlorës janë djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë mjetet i përkisnin firmës së pastrimit detar “Viron”.Mjetet e djegur janë një furgon dhe një autobot. Autoboti shërbente për mbushjen me ujë të pijshëm të anijeve kurse furgoni shërbente për heqjen e mbeturinave.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.















