Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dalë për herë të parë me shifra konkrete mbi akuzat e derisotme për deputetë me të kaluar kriminale. Z.Basha tha se 19 ndër 83 deputetët e mazhorancës qeverisëse janë me dosje kriminale. Kreu demokrat tha se e deklaron me përgjegjësi të plotë këtë shifër dhe akuzoi Ramën si promovues të krimit.
“Me përgjegjësi politike dhe morale para vendit, akuzoj sot kryeministrin e vendit si promovuesin me te madh te krimit ne institucionet publike, ne historine e shtetit shqiptar. Jam i vetëdijshëm per peshen e akuzes por ne nuk mundet te fshehim te verteten, duam te jemi te ndershem me popullin tone. Shqipëria jone eshte e vleres, e te vertetes dhe e ndershmerise. 19 nga 83 deputetet e mazhorances vijne nga nje background kriminal. Ne historine e parlamentarizmit boteror nuk mund te gjesh nje rast te vetem kur nje lider shumice a pakice, te kete futur afro 25% te listes se deputeteve me te dhena kriminale. Kjo mazhorance mbahet me votat e krimit. Kjo eshte vetem fasada e lidhjeve organike rilindje-krim”, – tha z.Basha.
Lideri i opozitës tha se detyrë tani është që “të çlirojme qeverisjen, politiken dhe sherbimet publike te shqiptareve nga krimi”. “Asocimi me krimin eshte bere me vullnet te plote nga i akuzuari dhe ka nje kosto te larte per moralin, trashegimine, vlerat, interesat dhe sigurine kombetare”. Lidhur me akuzat e PD për deputetë të mazhorancës që janë deri edhe të dënuar për vrasje jashtë Shqipërisë, z.Rama ka deklaruar se kandidatët para se të zgjidheshin deputetë kanë prezantuar vërtetime të lëshuara nga prokuroria shqiptare. Kjo prokurori nuk ka detyrim ligjor të informojë dhe për dënime apo procedime penale jashtë vendit. “Nuk i njihja per kriminele – thote Kryeministri – se me sollen deshmine e penalitetit”, – citon Basha kreun e PS. Kurse shtron pyetje: “A mundet qe institucionet me te informuara te vendit sic jane partite politike dhe lideret e tyre, t’i perzgjedhin deputetet ne menyre kaq siperfaqesore! Keshtu e drejton ky njeri edhe qeverine, keshtu e drejton edhe sigurine e vendit? Si mund t’i genjesh shqiptaret ne kete menyre dhe mos te te zvarget boja?!”. Basha sugjeron se nëse Rama “vërtet ndjehet i penduar nga deputetet me rekorde kriminale, trafikantet e prostitucionit dhe drogës, pse nuk i tërheq mbështetjen politike dhe nuk i përjashton nga grupi i tij parlamentar?”.
Sipas Bashës, ky është një krim kundër vendit: “Një politikan me integritet nuk ia bën këtë padrejtësi qytetareve dhe vendit te tij. Ky rekord i te keqes na nxin faqen sot dhe nesër. Për këtë një lider nuk do rrinte asnjë ore me shume në hapësirën publike”. Basha komenton edhe deklarimin e Ramës se nëse provohen akuza të opozitës ai jep dorëheqjen, sfidë që e ka shtruar dy-tre herë prej një viti e tre muaj qeverisje. “Bllofin me dorëheqjen nuk ta pranon kush. Dorëheqja është akt nderi dhe vlerash. Por ky nuk është rasti per pritshmëri te tilla. Një politikan me vlera nuk do krijonte nje varësi te tille bashkëpunimi me krimin”. Basha kritikon planet e qeverisë për ndjekje penale ndaj liderëve të opozitës: “Presioni me padi penale ndaj opozitës eshte strategji e mafias, eshte presion per te heshtur”. Basha paralajmëron se “krimi dhe miqte e tij ne politike nuk e frikësojnë kete popull”. Kurse shton: “Do të na kene perballe deri sa te shpetojme vendin prej tij. Ne jemi te vendosur ne luften tone per te pastruar politiken dhe shtetin nga krimi, te vendosur te clirojme shtetin dhe shoqerine nga miqte e krimit ne politike”.
















