32 klandestinë sirianë janë zbuluar dhe bllokuar nga një operacion i policisë së Gjirokastrës. Pas informacioneve të marra nga uniformat blu se një grup klandestinësh ishin fshehur në shtratin e lumit, poshtë fshatit Kodër të komunës Cepo, në Gjirokastër, u zbulua grupi i klandestinëve, mes tyre katër gra. Nga hetimet e policisë rezultoi se klandestinët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, përmes kufirit të gjelbër me Greqinë. 32 klandestinët u kthyen mbrapsht me urdhër të largimit vullnetar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















