Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 6 Janar 2015. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Zhbllokohen lejet e ndërtimit”. Tituj të tjerë janë; “PS- LSI letër Nishanit: Rihap procesin për Gjykatën e Lartë”. “Përplasje me armë në Tiranë, një i vrarë dhe tre të plagosur”. “Mësuesit “pushtojnë” sportelet e OSHEE”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Çlirohen lejet e ndërtimit”. Tituj të tjerë janë; “Mjekët, kriteret për tu punësuar në Gjermani”. “Mazhoranca- Nishanit: Rihap procedurat për Gjykatën e Lartë”. “Atentat në Tiranë, një i vrarë dhe tre të plagosur”. Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Luftë bandash në Tiranë, plagoset Shullazi, vritet atentatori”. Tituj të tjerë janë; “Zhbllokohen lejet e ndërtimit për banesat familjare, por jo për pallatet”. “Skandali në QSUT, arrestohen edhe dy shokët e së miturës”. “Mësuesit që nuk kanë paguar dritat, rrezikojnë vendin e punës”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Luftë bandash” në Tiranë, plagoset Shullazi, vritet 42 vjeçari”. Tituj të tjerë janë; “Mjeku i Urgjencës: Nuk jam roje”. “Tahiri: Penalizim ndaj policëve të dehur dhe të droguar”. “PS-LSI letër Nishnait: Zbato ligjin për Gjykatat”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















