Lajmi është dhënë se pari nga miku i tij Eros Ramazzoti dhe me pas është konfirmuar edhe nga familjaret. Pino Daniele ka ndërruar jete ne moshën 59 vjeçare ne mjediset e shtëpisë se tij rreth orës tre te mëngjesit te se hënës. Daniele është ndjere keq dhe mbërritja e autoambulancës nuk ka mundur te shpëtojë jetën e tij.
Mësohet se prej kohesh këngëtari vuante nga probleme kardiovaskulare sëmundje qe mesa duket i ka sjelle edhe vdekjen.
Pino Daniele për me shume se 40 vjet ka qene simboli i Napolit dhe i muzikës se këtij qyteti me tradita muzikore. Gjate kësaj kohe ai lëvroi disa lloje muzike, duke filluar qe nga ato populloret qe kane shërbyer për t’i shtuar vlera, ngjyra dhe shpirt tokës qe e rriti, e deri tek këngët jazz ne skenat e New Orleans.
Vdekja e Pino Daniele-s është një tjetër humbje e madhe e muzikës italiane, e cila vjen pak kohe pas një tjetër siç ishte ajo e këngëtarit Mango.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















