Lista emërore i përket pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes “Aby Jeannette”, “Cruise Europe”, të atyre që ndodhen në Itali dhe të të tjerëve
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë qartësoi gjendjen e shqiptarëve që fati i ruajti për të mos qenë viktima të tragjedisë që përfshiu tragetin në ujërat e detit Jon e më pas Adriatik ku u dogj prej mëngjesit të së dielës.
Në të dhënat e marra prej konsullatës në Janinë të Greqisë dhe Rojes Bregdetare të Greqisë, Ministria e Punëve të Jashtme publikoi emrat e shqiptarëve.
Lista emërore i përket pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes “Aby Jeannette”, “Cruise Europe”, të atyre që ndodhen në Itali dhe të të tjerëve:
Të evakuuar:
Ministria thotë gjithashtu se pret informacione se, në cilin port do të ankorohet
anija “Aby Jeannette” ku ndodhen shqiptarët:
1.Refik Aliko
2.Sheraf Aliko
3.Donika Aliko
4.Festim Çuçi
5.Hasie Çuçi
6.Brunilda Kazo
Sakaq, në të njejtin njoftim, ministria që drejton Ditmir Bushati saktëson se brenda pak orësh shqiptarët që janë në anijen “Cruise Europe” do të mbërrijnë në Gumenicë* të Greqisë:
7.Aleksandër Beqiraj (fëmijë)
8.Enkeleida Beqiraj
Në Gumenicë për të pritur shqiptarët ndodhen të dërguarit e konsullatës së Shqipërisë në Janinë.
Ndërkohë, në Itali ndodhen:
9.Senada Kolekaj (në Leçe, jashtë rrezikut për jetën)
10.Robet Mane (në spitalin e Barit dhe pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence).
11.Alban Skëndaj (në spitalin e Barit, jashtë rrezikut për jetën).
Po sipas MPJ-së, Qendra e Emergjencave në Romë informon se janë evakuuar nga trageti 9 shtetas (vijon numri rendor), por që ende priten informacione mbi vendndodhjen:
12.Leonard Beqiraj
13.H. Cukja
14.G. Gega
15.V. Kane
16.L. Ndreu
17.J. Qerama
18.P. Zhuri
19.K. Zhuri
20.A. Zhuri
Janë evakuuar dhe shqiptarët me nënshtetësi tjetër:
-A. Pashaj (nënshtetësi italiane), i evakuuar, Gumenicë
-Jonel Lamçaj (nënshtetësi italiane), i evakuuar, “Aby Jeannette”.
-S. Qendro (nënshtetësi italiane), i evakuuar, por presim informacion mbi destinacionin.
-J. Kristo, i evakuuar në “Aby Jeannette”.
Ministria e Jashtme thotë sakaq se do të informojë në vazhdimësi për ecurinë dhe vendndodhjen e qytetarëve shqiptarë sapo të ketë informacione të tjera.
Ministria shton se ende vazhdon sistemimi i shtetasve nëpër qendrat e pritjes së pasagjerëve.
*Gumenica është një qendër e rëndësishme e Çamërisë, krahina e madhe të Shqipërisë Jugore që u pushtua nga Greqia pasi iu dha nga Konferenca e Londrës në 1913.















