Kryetar i PD Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social Facebook pas lajmit për vetëvrasjen e shtetasti Q.Zela nga Lushnja pas një borxhi prej 3500 lekësh që i kishte OSHEE-së.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkaktuar shumë padrejtësi në vend dhe Q.Zela u largua nga kjo botë duke drejtuar gishtin ndaj Edi Ramës.
Sipas Lulzim Bashësh janë padrejtësitë e Edi Ramës ato që i morrën jetën Q.Zelës.
Ja deklarata e plotë e Lulzim Bashës në FB:
Nuk mjaftojne ngushellimet per familjen e varfer nga Lushnja qe humbi te afermin e saj per nje debi te vogel qe kishin per dritat, kete e di mire. Kryefamiljari qe i dha fund jetes ne qeli, ka lene nje akuze te gjalle e tronditese, akuze me te cilen duhet te merremi te gjithe si shoqeri. Perpara se te kryente aktin ekstrem, ai ka drejtuar gishtin drejt Edi Rames dhe padrejtesise qe ai ka krijuar ne vend.
Vetem nje padrejtesi e tille, ku dikush ka mbi 30 milione leke drita te papaguara e behet drejtor, ku dikush ka miliona te papaguara e vazhdon te mos paguaje dhe caktohet shef i energjise ne Tropoje, apo Lushnje, nje padrejtesi e tille e ben nje burre qe gjendet ne burg per 30 mije leke te vjetra te veteflijohet. Padrejtesia qe ka mbjelle ne shoqeri Edi Rama i mori atij jeten.
Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojme kete tragjedi te luhet cdo dite ne mes te qytetareve tane. Do te ngrihemi e do ta ndalojme me cdo mjet. E kemi per detyre per jetet e humbura nga padrejtesia, per qindra mije bashkqytetaret tane qe po vuajne eksperimentin cnjerezor te Edi Rames qe nuk po kursen askend. Thirrja per te ndalur te keqen, me e forte se kurre.
















