Ka reaguar ashpë Partia Demokratike, pas deklaratës së OSHEE-së. Me një deklaratë të shkurtër për median PD-ja ka kërkuar dorëheqje nga ky institucion në vend që të bilbilosin.
“Drejtuesit e OSHEE-së, ata që kanë nënshkruar emërime hajdutësh dhe debitorësh si rastet e bëra publike në Lushnjë dhe sot në Gjirokastër, apo personash në ndjekje penale për armëmbajtje pa leje, si rasti Tropojës, sot duhet të japin dorëheqjen e jo të bilbilosin.
Koha ka ardhur që ata dhe shefat e tyre politike të japin llogari deri në një për padrejtësitë e tyre që po marrin jetë njerëzish.
Vjedhësit dhe abuzuesit më të mëdhenj të energjisë janë vetë banda kriminale e transplantuar në drejtim të OSHEE-së dhe bosët e tyre politike që vjedhin e shpërdorojnë dhjetëra miliona euro pa ju hyrë gjemb në këmbë”, thuhet në reagimin e PD-së.















