Pasi qëndroi dy javë në paraburgim, avokati që kërcënoi kryeministrin Rama me mesazhe ka fituar lirinë. Ka qënë vetëavokati që ka kërkuar falje në sallë ndaj Ramës, duke deklaruar se ishte nën efektin e alkoolit.
Bashkim Hoxha, avokati i arrestuar rreth dy javë më parë nga policia, pasi keqpërdori thirrjet telefonike tashmë ka fituar lirinë.
Ka qenë një kërkesë e vetë Hoxhës dhe avokatit të tij mbrojtës drejtuar Gjykatës së Apelit, për të ndryshuar “arrestin me burg” në një masë lehtësuese. Hoxha ka kërkuar falje në sallë ndaj kryeministrit duke deklaruar se ishte nën efektin ealkoolit dhe s’kishte asnjë qëllim fyerjen apo kërcënimin e Ramës.
Masa e sigurisë është ndryshuar në Apel nga “arrest me burg”, në hetim në gjendje të lirë, ku pritet që në përfundim të hetimeve, Hoxha të dala para Gjykatës, nën akuzën e keqpërdorimit të thirjeve telefonike dhe kërcënimit ndajkryeministrit Rama. Për të provuar akuzën, Prokuroria ka sekuestruar telefonin e Hoxhës, ku në të rezultojnë 12 mesazhe që ai i ka dërguar kryeministrit.
















