Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar në interes të qytetarëve të Kosovës marrëveshjen LDK-PDK, si dhe jashtë interesave partiake. “Marrëveshja LDK-PDK është jashtë interesave partiake, pra është një marrëveshje në interes të qytetarëve të Kosovës. Si pasojë e ngërçit disamujor ndërkombëtarët e humbën durimin, dhe patën frikë për destabilitet. Megjithatë nuk është hera e parë që kemi koalicion të madh në Kosovë. Pas ngërçit politik 6-mujor, fitoi arsyeja politike. Bashkëqeverisja është me rëndësi për zgjidhjen e ngërçit politik”, tha Hoxhaj. Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës u ndal tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe tek rëndësia e implementimit të marrëveshjes mes dy vendeve. “Mendoj se dialogu do të udhëhiqet në nivel të dy kryeministrave. Është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe të ketë një proces të implementimit të marrëveshjes. Dialogu duhet të jetësohet, dhe në interes të dy palëve është vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, tha Hoxhaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














