Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se nga ekzaminimi i pamjeve nga ajri të 18 zonave historike ka konstatuar se 290 ambiente të trashëgimisë kulturore në Siri janë dëmtuar, raporton AA.
Qendra Operacionale e Institutit të Kërkimeve të OKB (UNISAT) ka publikuar pamjet satelitore të zonave të trashëgimisë kulturore në Siri.
Në raport thuhet se për shkak të luftës civile në Siri shumë zona kulturore të marra nën mbrojtje nga UNESCO kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Sipas informacioneve të raportit shumë vende historike në Halep, Damask dhe Rakka janë dëmtuar. Në raport vihet theksi tek vlerat disa mijëra vjeçare të trashëgimisë kulturore që mbart ky vend.
Raporti thotë se 24 nga zona historike janë shkatërruar plotësisht, 104 janë dëmtuar rëndë, 85 prej tyre kanë dëmtime mesatare dhe 77 kanë pësuar dëmtime të lehta.
135 zona historike nga 290 prej tyre ndodhen në Halep. Sipas pamjeve të publikuara në faqen e internetit e UNİTAR vihet re ndryshimi total i këtij qyteti ku shumica e këtyre zonave kanë pësuar dëmtime shumë serioze.
Në pamjet e servirura i kushtohet vëmendje edhe trashëgimnisë kulturore të Damaskut e cila është pjesë e UNESCO-s dhe pasuri botërore, ku duken qartë dëmtimet e këtyre qendrave historike.
















