Kopja e librit të parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555) do të ekspozohet nesër në orën 11:00 në hollin “Nënë Tereza” në Presidencë.
Kjo kopje iu dhurua Presidentit Bujar Nishani nga Papa Françesku me rastin e vizitës së tij historike në Shqipëri, më 21 shtator 2014.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, do të ketë edhe një deklaratë nga Këshilltari i Presidentit për Trashëgiminë Kulturore, Ols Lafe.
Kopja digjitale e “Mesharit”, që Ati i Shenjtë i bëri Kreut të Shtetit tashmë është pjesë e thesarit të Bibliotekës Kombëtare.















