Drafti i propozuar nga dy eurodeputetët është në tryezën e PD dhe PS. Drafti i cili përmban 4 pika, ka në themel bazat e marrëveshjes politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Pikat e draftit që do të miratohen nesër në formën e rezolutës:
1. Opozita te rikthehet ne Parlament per te rivendosur rregull ne Parlamentin e bojkotuar prej javesh, ndersa mazhoranca ne pushtet nuk do ta perdore 35 per te anashkaluar opoziten, por do te mbeten ne kerkim te konsensusit per reforma te rendesishme, kurdo qe te jete e realizueshme.
2. Te gjitha palet do te kontribojne ne dialogun politik, qe do te zhvillohet kryesisht ne Parlament ne respekt te Kushtetutes se vendit dhe duke respektuar sistematikisht vendimet e gjykates kushtetuese. Mazhoranca dhe opozita duhet te angazhohen ne rishikimin e rregullave qe i referohen funksionimit efikas te komisioneve hetimore parlamentare, duke u bazuar ne praktikat me te mira ne rang nderkombetar.
3. Opozita dhe shumica ne pushtet duhet te kontribojne qe ne menyre konsensuale me ndihmen e BE-se, te punojne per çeshtjet e individeve me te dhena penale, te zgjedhur ose te emeruar ne nje post publik, te bazuar ne standarte dhe ndihmen e Komisionit te Venecias.
4. Përfaqesuesit e grupeve të medha politike në Parlamentin Europian do ta mbështesin një marreveshje të tillë politike.
10:35- Eurodeputetët: T’i jepet fund bojkotit
Sipas eurodeputetëve, është përgjegjësi e dy palëve që dialogu politik të bëhet nëKuvend sa i takon bojkotit. Me anë të një deklarate, ata e kanë vënë theksin tek mbështetja e dialogut.
Dy eurodeputetët të cilët negociuan me partitë për të arritur një marrëveshje, janë shprehur se është përgjegjësia e të dyja palëve që dialogu politik të bëhet nëKuvend. Fleckenstein dhe Kukan, kanë shprehur mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE.
“Parlamenti Europian mbështet integrimin e Shqipërisë dhe dialogun politik mes shumicës dhe opozitës.
Inkurajojmë opozitën t’i japë fund bojkotit të Kuvendit, sepse Shqipëria ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm.
Është përgjegjësi e të dyja palëve që dialogu politik të bëhet në Kuvend. Po ashtu vlerësojmë faktin që partnerët ranë dakord me propozimet tona”, thuhet më tej në deklaratën e dy eurodeputetëve.















